Nisma në Prizren përkrah PDK-në në balotazhin e 14 nëntorit

Nisma Socialdemokrate, dega në Prizren do të përkrah Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), për balotazhin e 14 nëntorit në këtë komunë.

Në balotazh me 14 nëntor do të garojnë Mytaher Haskuka i LVV-së dhe Shaqir Totaj i PDK-së.

Kështu bëhet e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook nga dega e Nismës Socialdemokrate në Prizren.

“NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve të raundit të parë me 17 tetor, si dhe në frymën e përcaktimit për një qeverisje ndrsyhe në qytetin tonë, ka vendosur që në balotazh me 14 nëntor, të mbështet kandidatin Shaqir Totaj”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se mbështetja për Shaqir Totajn me 14 nëntor, është edhe mbështetje e projekteve të Nisma-s, të prezantuara gjatë fushatës nga kandidati Zafir Berisha.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale me 17 tetor, Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes  ka fituar 40.43% të votave, ndërsa Shaqir Totaj i PDK ka fituar 30.10%, ndërsa Nisma 5.73%.