NISMA gjobitet me 350 euro nga KQZ

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar pro pikës së rendit të ditës për shqiptimin e gjobës prej 350 euro ndaj subjektit politik, Nisma Socialdemokrate.

Drejtori Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive dhe Certifikim, Yll Buleshkaj tha se kjo gjobë është si shkak i vonesës së dorëzimit të dokumentacionit nga Nisma Socialdemokrate pas mbajtjës së kuvendit të partisë.

“Siç mund t’a shihni kemi bërë një modifikim të kësaj pike të rendit të ditës, pasi fillimisht ka qenë rekomandimi edhe për pezullimin e këtij subjekti por dje pasdite e kanë sjell dokumentacionin andaj do të shqiptohet vetëm gjoba prej 350 euro. Kjo parti ka dorëzuar me 20 ditë vonesë dokumentacionin pas mbajtjes së Kuvendit”, ka thënë ai.

Nisma socialdemokrate ka të drejtë ankese 24 orë pas miratimit të këtij vendimi.