Nisma e përjashtoi nga partia Haxhi Hotin pas deklaratave për mërgimtarët

Kryesia e Nismës Socialdemokrate, Dega në Rahovec ka marrë vendim që të shkarkohet nga pozita e kryetarit të nëndegës në Ratkoc dhe nga të gjitha përgjegjësitë tjera politike, Haxhi Hoti.

Hoti, ish-kandidat për deputet i Nismas Sociademokrate, në fund të vitit të kaluar kishte bërë thirrje që të vritej lideri LVV, Albin Kurti.

Ai gjithashtu ditë më parë ofendoi mërgimtarët. Përmes një postimi të mëhershëm në Facebook, Hoti shkruante se Kurti “ka dy zgjidhje, ose ta lëshojë Kosovën, ose të vritet”.

Dy ditë më parë Nisma ishte distancuar nga deklaratat e Hotit për mertën:

Nisma për Kosovën – Rahovec

Nisma Socialdemokrate dega Rahovec, distancohet nga postimi në rrjetin social i Z. Haxhi Hoti dhe gjuha e përdorur ndaj mërgatës.

Ne e dënojmë ashpër gjuhen të cilën ai e ka përdorur ndaj mërgatës. Të gjithë jemi në dijeni për rolin dhe kontributin te cilin mërgata e ka dhënë dhe vazhdon ta japi si para luftes, gjate saj gjithashtu edhe në ditët e sotme.

Kontributit i mërgatës është burim i rëndësishëm i mbijetesës dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë. Remitencat paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të të ardhurave dytësore në Kosovë.

Mërgata është motori i ekonomisë, kulturës dhe zhvillimit.

Z.Hoti nuk është përfaqësues i Nismës Socialdemokrate Dega Rahovec, dhe çdo gjë që ai postoj është vetëm mendimi personal i tij.

Me respekt,

Nisma Socialdemokrate Rahovec