NISMA e Limajt shkel rëndë masat kundër COVID-19, mbledh qindra persona në Malishevë

Që nga shpallja e datës së zgjedhjeve, partitë politike në Kosovë kanë nisur tubime me simpatizantë e anëtarë të tyre.

Në këto tubime po mblidhen me dhjetëra e qindra persona, që është shkelje e Ligjit COVID-19.

Sipas vendimeve të Qeverisë së Kosovës, si masë mbrojtëse nga COVID-19 nuk lejohen tubime me më shumë se 30 persona.

Por, kjo masë i institucioneve nuk ka vlejtur sot për Nismën Socialdemokrate. Kjo parti ka zhvilluar një takim me përkrahësit e saj në një restorant të Malishevës.

Në transmetimin që ky subjekt e ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, shihen qindra persona të mbledhur në  një ambient të mbyllur.

Në këtë tubim kanë qenë të pranishëm kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ministri në detyrë i Tregtisë, Vesel Krasniqi dhe disa zyrtarë të tjerë.

Tubimi i Nismes Socialdemokrate

 

Shkelje drastike e masave anti COVID-19 nga PDK në krye me Enver Hoxhajn