Nisma e AKR premtojnë 150 milon për asfalt

Kandidati për deputet nga koalicioni Nisma Socialdemokrate-AKR-PD, Valdrin Lluka, ka premtuar 150 milionë euro investime në infrastrukturë.

Lluka në Debat Pernime tha se po ashtu do të investojnë në ndërtimin e 20 shkollave dhe 20 çerdheve.

Këto janë premtimet në pesë fusha të ndryshme:

Jeta Xharra: Sa milion keni me i investu në asfalt?

Valdrin Lluka: Diku 150 milionë euro në vit, për katër vite 600 milionë euro me prioritet zgjerimin e rrugës së Dukagjinit.

Jeta Xharra: Sa milion keni me i investu në arsim?

Valdrin Lluka: Në arsim do të investohet kryesisht në 20 shkolla, të fokusuara në kryeqytet, 20 qerdhe që do të jetë një investim 150 milionë euro gjatë mandatit.

Jeta Xharra: Sa milion keni me i investu në shëndetësi?

Valdrin Lluka: Shëndetësia do të involvohet partneriteti publiko-privat ku investimet kryesisht do të jenë të bartura nga investitorët privat. Do të ndërtohen 20 spitale të specializuara gjatë katër viteve, 25 milionë euro për një spital.

Jeta Xharra: Sa milion keni me i investu në skema sociale?

Valdrin Lluka: Skemat sociale pensionale do të rritën sipas rritjës së GDP-së. Diku rreth 350 milionë euro do të jetë buxheti total i shpenzuar. Baza e pensionit do të përshtatet me pagën minimale në Kosovë. Skema e veteranëve të luftës do të kufizohet si përqindje e GDP-së, 0.7% e GDP-së, sado që të rritet GDP-ja do të rritet edhe skema e këtij Fondi. Nga 7 miliardë euro sa është GDP diku te 50 milionë euro do të jetë fillimi i fondit.

Jeta Xharra: Sa milion keni me i investu në bujqësi?

Valdrin Lluka: Edhe bujqësia do të zhvillohet me partneritet publiko-privat që do të thotë se do të krijohet një platformë agrare ku Fondi i subvencioneve do t’iu shkoj fermerëve si margjinë e fitimit. Fondi aktual është 46 milionë euro dhe ne do ta dyfishojmë deri në fund të mandatit.