Nisin votimet për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

Qytetarët e Shqipërisë do të shfrytëzojnë sot të drejtën e tyre të votës për zgjedhjet parlamentare.

Partia Socialiste (PS), e drejtuar nga Edi Rama, është në garë për një mandat të tretë qeverisës përballë Partisë Demokratike (PD), të drejtuar nga Lulzim Basha.

PD me slloganin “Shqipëria fiton” ka mbajtur fushatën zgjedhore duke synuar kështu udhëheqjen e shtetit pas tetë vitesh në opozitë.

Në këto zgjedhje, në garë janë futur edhe disa parti të reja, si Nisma Thurje, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit, si edhe kandidatë të pavarur të mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Më 2013 Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare duke mundur ish-kryeministrin demokrat, Sali Berisha.

Rama fitoi edhe zgjedhjet e vitit 2017.

Nga viti 2005 deri më 2013, Shqipëria ishte drejtuar nga Sali Berisha.

Në anën tjetër, fushata zgjedhore për zgjedhjet e 2021 ishte përcjellë me tensione, përfshirë këtu edhe incidente ku pati edhe të vrarë.

Më 21 prill, një ish-zyrtar i partisë opozitare ka mbetur i vrarë dhe një police është plagosur në qytetin e Elbasanit.

Po ashtu, ditë më parë një tjetër person u plagos me armë zjarri në zyrat e Partisë Demokratike në Kamëz.

Përplasje fizike ka pasur edhe mes simpatizantëve gjatë tubimeve elektorale.

Në zgjedhjet e sotme garojnë 1.841 kandidatë për deputetë, 39.76% e të cilëve janë të gjinisë femërore.

Në këto zgjedhje janë 3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, ndërsa 107,024 të rinj do të votojnë për herë të parë.