Foto: FC 2 Korriku

Nisin punimet për ndërtimin e fushës ndihmëse të klubit të futbollit ’2 Korriku' në Prishtinë

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe ministrja në detyrë e Kulturës Vlora Dumoshi, kanë marr pjesë merr pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e fushës ndihmëse të stadiumit të klubit të futbollit ‘’2 Korriku’’ në Prishtinë.

Kryeministri në detyrë foli për kapacitetet e sportistëve.

“Sot jemi bashkë me ministren e Kulturës për të parë punimet që po bëhen në këtë stadium, në zgjerimin e fushës ndihmëse këtu. Një ekipë që sipas informatave të ministres janë pesë grupmosha të ndryshme që kanë qenë kampion gjatë këtij viti, plot talente të reja. Më vjen mirë që ngadalë po e rrumbullakojmë infrastrukturën sportive në nivel vendi me plot fusha të ndryshme sportive. Salla gjithandej nëpër Kosovë që kanë qenë me vite të tëra duke u ndërtu tash po përfundohen”, tha ai.

Hoti shtoi se sivjet i kanë dhe dy projekte të rëndësishme për Prishtinën, për stadiumin “Fadil Vokrri” dhe për fushat e tenisit në kompleksin në Taukbahqe.

Kurse ministrja në detyrë Vlora Dumoshi theksoi se programi i Qeverisë Hoti ka qenë për zhvillimin e sportit.

“Ne sot jemi me një klub i cili është shumë i rëndësishëm sidomos për Kosovën në veçanti për Prishtinën, diku 63 vjet klubi që ekziston, këtu po përgatiten gjeneratat e reja”, tha ajo.