Foto: Facebook / Qendra e Studentëve - Prishtinë

Nisin hetimet për vdekjen e 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve

Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për vdekjen e 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka filluar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë”, është bërë e ditur në një njoftim për media.

Të dielën në mbrëmje një 26 vjeçar që ishte kthyer nga Gjermania dhe ishte karantiuar në konviktet e Qendrës së Studentëve ka vdekur në rrethana ende të pasqaruara.

Ndërsa sot, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencën për media, deklaroi se është duke e menduar dorëheqjen nga posti i ministrit.

Personi që vdiq te konviktet është një 26-vjeçar nga Gjilani

,