Nisin gërmimet për mbetje mortore në kampus të UP-së

Në kampusin e Universitetit të Prishtinës kanë filluar sot gërmimet pas dyshimeve të ngritura për mbetje mortore të kohës së luftës.

Jahja Lluka nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se në këtë hapësirë do të gërmohet në dy lokacione.

“Me qenë se më herët është gërmuar në këtë lokacion dhe nuk ka pasur gjetje, dyshimet janë qenë se këtu ka pasur lëvizje gjatë luftës. Do të kemi dy lokacione që do të gërmojmë njëri është këtu njëri me lart. Po shpresojmë që sot të gjejmë mbetje mortore sepse secili familjar po jeton në ankth”, tha ai.

Lluka shtoi se nuk dihet për sa mbetje mortore bëhet fjalë.

“Nuk mund të flas për sa mbetje bëhet fjalë edhe pse dëshmitarët që janë në banesat afër kanë dhënë dëshmi në polici dhe prokurori dhe prokuroria ka vendosur qe të fillojnë gërmimet. Nuk dihet se sa do te zgjasin gërmimet varet prej punimeve si do të shkojnë dhe se sa do të zgjas”, shtoi ai.

Ndërkaq, prokurorja speciale Drita Hajdari tha se si prokurori e kanë për detyrë verifikimin e informatave.

“Siç e dini ky vend ka pasur gërmime edhe më herët gjithmonë më bazë te deklaratave dhe dyshimeve. Ne si prokurori kemi për detyrë verifikimin e informatave. Përkundër faktit se në këtë lokacion është gërmuar disa herë por kemi pranuar dëshmi të një dëshmitari se në kohën e luftës ka parë se në ketë lokacion ka parë duke u varrosur njerëz”, ka thënë ajo.

LIVENisin gërmimet në kërkim të mbetjeve mortore në kampusin e UP-së

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 26 novembre 2019