Nisin arrestimet pas termetit në Durrës

Plot 17 urdhërarreste janë lëshuar për ndërtuesit ilegalë në qytetin e Durrësit lidhur me pasojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Oranews raporton se fletarrestet e lëshuara lidhen me objektet që shkaktuan viktima nga tërmeti i 26 nëntorit. Prokuroria e Durrësit kishte nisur që nga 29 nëntori të merret me hetime në lidhje me mënyrën e ndërtimit të disa objekteve që u shembën nga tërmeti e ku vdiqën 25 persona
Nga tërmeti shkatërrues të 26 nëntorit në Shqipëri, humbën jetën 52 persona, mbi 900 mbetën të lënduar dhe shumë të pastrehë.