Nisi objekt pa leje, Inspekcioni në kryeqytet me aksion për ta rrënuar

Drejtoria e Inspekcionit ka njoftuar se sot ka filluar ekzekutimin e rrënimit të një objekti i cili kishte filluar të ndërtohet pa leje të organeve kompetente në kryeqytet.

Objekti gjendet në Lagjen ‘Tophane’, Prishtinë.

Sipas njoftimit, pala kishte filluar së ndërtuari objekt pa lejen përkatëse nga organet kompetente me dimensione të përafërta ~ 13.00m x 18.00.

“Inspektorati i ndërtimit ka ndërmarrë të gjithë hapat e parapara ligjore duke urdhëruar palën me aktvendim të ndërpresë punët ndërtimore dhe të bëjë largimin e objektit pa leje ndërtimore” – thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Inspekcionit.

Pavarësisht kësaj, thonë se pala nuk ka respektuar urdhrin e inspektoratit duke vazhduar me punime, dhe si rrjedhojë, sot kanë zhvilluar aksion për rrënimin e këtij objekti pa leje.