Nis verifikimi i votave të ardhura nga Serbia

Në Qendrën e verifikimit të votave ka filluar procesi i verifikimit të votave të ardhura nga Serbia me postë për zgjedhjet e 6 tetorit.

Procesi ka nisur në ora 9:00.

KALLXO.com ka raportuar për disa parregullsi gjatë verifikimet të zarfeve me votat nga diaspora.

Gjatë këtij procesi në disa raste në pakot me zarfe të votave nga Diaspora janë vërejtur edhe zarfe që s`kanë të bëjnë fare me votat nga Diaspora.

Skandal – Zarfet me aplikime për viza përfundojnë në thasët me vota të diasporës

Skandal me zarfet e votave nga Diaspora, sërish gjenden zarfe që s`kanë të bëjnë me votimin me postë

Në mbledhjen e djeshme të KQZ-së është raportuar se 4 mijë e 500 dërgesa me postë nga diaspora kanë arritur në KQZ pas afatit përfundimtar, por që gjatë verifikimit të tyre është vërejtur se datat e nisjes së tyre nga shtetet e caktuara janë brenda afatit.

“Me postë kanë ardhur 15 mijë 795, mbi 3 mijë zarfe nga Serbia, këto zarfe janë dërguar fizikisht në postë. Mbi 4 mijë zarfe kanë arritur pas afatit, gjatë verifikimit kemi vërejtur se janë futur në posta ndërkombëtare dhe mbajnë datat 19, 20”, tha Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit të Votuesve.

KQZ-ja diskuton për 4,500 zarfet me vota të diasporës

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës u mbajtën më 6 tetor në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2545 vendvotime.

Nga rezultatet preliminare të KQZ-së, VV ka fituar 25.49 për qind të votave, pasur nga LDK me 24.82 për qind të votave.

Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.