Seanca e Kuvendit më 4 qershor 2020, FOTO: Kuvendi i Kosovës

Nis vazhdimi i seancës së Kuvendit

Këtë pasdite, Kuvendi i Kosovës po vazhdon seanca plenare, e cila në rend të ditës i ka disa pika.

Aktualisht po shqyrtohet draft-rezoluta për unitetin politik e qytetar në mbrojtje te vlerave të popullit të Kosovës, e propozuar nga deputetja e AKR-së, Mirlinda Sopi-Krasniqi, e cila kërkoi nga deputetët që ta votojnë atë.

“Konsiderojmë se shqyrtimi i kësaj draft rezolute është i natyrës urgjente. I falënderoj deputetët që votuan pra përfshirjes në rend dite. Po kërkoj që kjo rezolutë të miratohet sepse është e rëndësishme që të kemi unitet”, tha ajo.

Grupi Parlamentar i LDK-së dhe AAK-së i dha përkrahje rezolutës në fjalë.

Rezoluta e propozuar nga deputetja ka këto 10 pika:

  1. Kuvendi i Republikës së kosovës rithekson faktin se në Kosovë shteti serb ka kryer spastrim etnik duke dëbuar në mënyrë të organizuar rreth 1 milion qytetarë, ka vrarë mbi 12 mijë civile, në mesin e të cilëve mbi 1 mijë e 300 fëmijë, ka kryer më shumë se 400 masakra, ka dhunuar rreth 20 mijë gra dhe vajza, si dhe ka shkatërruar pasurinë e qytetarëve, monumentet kulturore, fetare, historike e infrastrukturore të Kosovës
  2. Kuvendi kërkon që domosdoshërisht të gjendet zgjidhje sa më e shpejt e cështjes së të pagjeturve të cilët janë zhdukur si rezultat i veprimeve agresore të shtetit serb ndaj popullit të Kosovës
  3. Kuvendi ia rikujton bashkësisë ndërkombëtare përpjekjen 20 vjecare për të vendosur drejtësi ndaj veprimeve të shtetit serb në Kosovë, si dhe qasjen e vazhdueshme refuzuese të Republikës së Serbisë ndaj këtyre kërkesave. Kuvendi ripërsërit thirrjen për drejtësi të plotë dhe vendosje të drejtësisë për të gjitha viktimat e krimit të shtetit serb ndaj popullit të Kosovës. Heshtja ndaj këtyre krimeve në Kosovë, kuptohet si amnisti dhe tolerim ndaj krimeve të Serbisë të kryera në Kosovë
  1. Kuvendi rikujton qasjen selektimeve ndaj krimeve të shtetit serb në Kosovë, duke mbrojtur agresorin dhe duke gjykuar viktimat si dhe sjell në vëmendje rastet e inskenuara të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës sic është rasti i njohur si Panda dhe shumë raste të tjera të ngjajshme
  2. Republika e Kosovës në avzhdimësi ka qenë e gatshme për ta vërtetuar drejttësinë e luftës mbrojtëse të UÇK-së dhe është edhe sot e gatshme ta bëjë të njëjtën gjë me Dhomat e Specializuara. Pastëria e luftës së UÇK-së është vërtetuar disa herë
  3. Republika e Kosovës është shtet i dnërtuar mbi sakrifiën e popullit të Kosovës, të drejtën e saj legjitime për pavarësi dhe vetëvendosje, rezistencë paqësore, luftën e drejtë të UÇK-së, vullnetin dhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare për ndërtimin e shtetit, bazuar në të drejtën ndërkombëtare të vërtetuar dhe sipas vendimit të GJND-së
  4. Përkundër agresionit serb, qasja jo bashkëpunuese e Serbisë dhe dëmet njerëzore e materiale të republikë ssë Kosovës të shkaktuara nga shteti serb, Republika e Kosovës ka treguar vazhdimish gatishmëri dhe bashkëpunim me qëllim të vendosjes së paqes, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë.
  5. Kuvendi i Kosovës respekton Dhomat e Specializuara dhe kërkon që puna e tyre të bazohet në respektimin eligjeve të Kosovës dhe rregullave ndërkombëtare të funskionimit të saj dhe që këto dhoma të jenë të paanshme në trajtimin e të gjitha lëndëve
  6. Kuvendi i Kosovës shpreh shqetësim për shkeljet e mundshme procedurale të bëra me rastin e publikimit të aktakuzës të emrave përkitazi me propozim-aktakuzën e pakonfirmuar ndaj pjesëtarëve të UÇK-së
  7. Kuvendi i Kosovës e sheh të domosdoshëm unitetin politik për të mbrojtur luftën clirimtare të UÇK-së dhe popullit të Kosovës duke theksuar faktin se Kosova edhe sot përbalet me Serbinë. Ky unitet politik e qytetar që ka për synim vendosjen e drejtësisë në pajtim me rendin kushtetues të Kosovës, rikonfirmon përkushtimin dhe bashkëpunimin dhe miqësinë epaanshme me SHBA-të BE-në NATON-n si dhe përkushtimin për fqinjësi të mirë.