Nis testimi për studentët e ardhshëm në Fakultetin e Mjekësisë

Rreth 1 mijë e 700 nxënës sot do të testohen për t’u bërë studentë në degët e Fakultetit të Mjekësisë.

Testimi është parapa të fillojë në ora 09:00 dhe do të zgjasë 90 minuta.

Nga këta aplikantë, do të pranohen vetëm 420 studentë për të vazhduar studimet në Mjekësi të Përgjithshme, Farmaci, Fizioterapi dhe Infermieri.

Rezultatet preliminare pritet të publikohen nesër.