Foto: Kallxo.com

Nis takimi për koalicionin VV- LDK

Ka nisur takimi i delegacioneve të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për koalicionin qeveritar për mandatin e ardhshëm.

Takimi po mbahet në selinë e VV-së.

VV dhe LDK, të cilat mandatin e kaluar ishin në opozitë, dolën dy partitë më të votuara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Takimi i sotëm është i dyti ndërmjet grupeve punuese pas atij që u mbajt javën e kaluar.