Takimi LDK-LVV

Nis takimi LDK-LVV

Grupet punuese për harmonizim të programeve mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur takimin.

Në ekipin e LVV-së janë Glauk Konjufca, Besnik Bislimi dhe Albulena Haxhiu.

Ndërsa grupin e LDK e përbëjnë Avdullah Hoti, Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku. Megjithatë, Shala nuk është parë në takimin e sotëm.

Ky takim ishte paraparë të mbahej në orën 11 e 30 por më pas u shty për në orën 13.

Ky takim vie disa ditë pas takimit të përbashkët që patën Albin Kurti me Isa Mustafën e Vjosa Osmanin.

LDK pas këtij takimi kishte deklaruar se do të takohen vetëm në nivele teknike derisa të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

Këto dy parti po diskutojnë për një koalicion të mundshëm derisa rezultatet nga zgjedhjet e 6 tetorit e bëjnë LVV fituese e pasuar nga LDK.