Nis takimi Kurti - Vuçiq

Në Bruksel ka filluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Para se të fillojë takimi, shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se shpreson që ky takim mos të jetë si ai i qershorit pasi nuk solli asnjë rezultat./REL