Foto: ZPRK
Nis takimi i presidentes Osmani me ministren gjermane
16.9.2024 - 14:31
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministren e shtetit për Europë dhe Klimë të Republikës Federale të Gjermanisë, Anna Lührmann.
Pas takimit nuk do të ketë konferencë për media.
Anna Lührmann është një politologe gjermane dhe politikane e Aleancës 90/Të gjelbërit, e cila shërben si ministre e Bundestagut që nga zgjedhjet federale gjermane të vitit 2021.