Nis takimi i presidentes Osmani me Gabriel Escobar

Në orën 9:00 të së premtes, në zyret e Presidencës ka nisur takimi mes të parës së shtetit, Vjosa Osmani dhe dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.

Escobar pritet të ketë takime të ndara edhe me kryekuvendarin, Glauk Konjufca dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Kjo vizitë e Gabriel Escobar vjen vetëm një ditë pas një takimi që pritet të ndodh në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në mes të kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Një ditë para takimit në Ohër, Escobar takon krerët e shtetit veç e veç