Ilustrim

Nis takimi i Kurtit me ndërmjetësuesit evropianë

Ka filluar takimi mes ndërmjetësuesve të BE-së dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak dhe Borell po takohen me Kurtin pas takimit që të njëjtët kanë pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas përfundimit të takimit me Kurtin, të njëjtët pritet të kenë një takim të përbashkët.

Para takimit, Borell tha se sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor sot janë kthyer kah Ohri.

“Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor sot janë të kthyer kah Ohri. Pas një rrugëtimi diplomatik midis Beogradit dhe Prishtinës, do të diskutojmë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti Aneksin e Zbatimit – një pjesë integrale e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”- ka shkruar Borrell.

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut po mbahen takimet e radhës në kuadër dialogut Kosovë-Serbi.