Foto: Kallxo.com

Nis sot në Kukaj të Prishtinës festivali “EtnoFest 2024”

Edicioni i 14-të i Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale, “EtnoFest” nis sot, më 10.08.2024, në fshatin Kukaj në Prishtinë.

Programi i këtij edicionit të “Etnofestit” do të nis në ora 18:00, me performancë gastronomike “Gatime rituale” e monofoni Labe “ Gjama e grave labe”  Vlorë, Shqipëri, pastaj “Dasma e Rajces” nga “Shoqata Artistike Burimore “ Konaku i Rrajces” Prenjas nga Shqipëria.

Në kuadër të programit të sotëm në ambientet e shumta të Etnokompleksit në Kukaj, në kuadër të “EtnoFestit” do të prezantohen edhe aktivitete tjera artistike e etnografik.

Çdo ditë, deri më 18.08.2024, kur edhe mbyllet “EtnoFest 2024”,  do të prezantohen ekspozita muzikore, shfaqje teatrore, orë poetike e performanca etnokulturore, në 11-të  shtyllat e programit të edicionin e sivjetmë të festivalit.

Këtë edicion Organizatorët kanë bërë të ditur se gjatë këtij edicioni do të organizojnë edhe punëtorinë 10-ditore “Laboratori për sistemin e Grotovskit”që do të mbahet nga artisti Italian Mario Biagini.

Hyrja në festival do të jetë falas.

KËTU mund të gjeni programin dhe orarin e aktiviteteve të “EtnoFest 2024”.