Nis seanca, diskutohet programi i Qeverisë (VIDEO)

Kuvendi i Kosovës ka nisur vazhdimet e punimeve nga seanca e kaluar, për të diskutuar programin e Qeverisë së Kosovës për vitit 2021-2025. Të hënën e kaluar, me pajtueshmëri të pozitës dhe opozitës, ishte ndërprerë seanca e cila ishte karakterizuar me kundërshtime të mëdha opozitare karshi programit të prezantuar qeveritar nga kryeministri Albin Kurti.