Foto: Kallxo.com

Nis periudha e aplikimit për t'u regjistruar për votim në zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se sot, 30 tetor, ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut. Afati për aplikim përmbyllet më 7 nëntor.

“Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës dhe që i takojnë këtyre dy komunave, mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.  Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

“Informacionet e detajuara dhe si të aplikohet për regjistrim janë publikuar në këtë vegzë: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/  Të gjithë ata/ato që regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës e cila fillon më 20 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor 2020”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror Zgjedhor.