Ngjyrosja e New Born Foto: Fisnik Ismaili

Nis ngjyrosja e përvitshme e 'NewBorn', kërkojnë ndihmën e vullnetarëve

Edhe këtë vit ka filluar ngjyrosja e monumentit të NewBorn-it për 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Autori i këtij monumenti Fisnik Ismaili ka njoftuar se tashmë ka nisur punë ani pse koha jashtë është shumë ftohtë.

Ismaili ka kërkuar ndihmën e vullnetarëve për të siguruar një mburojë nga moti i lig.

Postimi i plotë i Fisnik Ismailit:

Si çdo herë tjetër, edhe sivjet po e ngjyrosim me vullnetarë. Këtë herë u mërrdhimë edhe po ma duhet ndihmë!

Një mbulojë/ceradë 26×4 metra po na duhet urgjent. Na duhet shumë, se bora veç po shtohet. Të lutem thirr në 045678910, vijmë e marrim.

Sot edhe kemi me ngjyrosë më vonë me rollera. Nëse ia don dikujt me ngjyrosë, dorën e parë ia jepim shpejt.

Shpërndaje, ani pse nuk e din si ka me u dukë, por më beso kur them se ka me qenë edhe sivjet shumë kuptimplotë.