(Ilustrim) Futbollistët e Kosovës duke festuar golin ndaj Izraelit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë | Foto: FFK
Ndeshja Kosovë – Qipro
22:47
Kosova mposht Qipron, mbetet e dyta në grup
Kosova ka mposhtur Qipron për të dytën herë me rezultat 3-0 në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kombëtarja jonë vazhdon të jetë e dyta në grup, pasi që Rumania fitoi kundër Lituanisë me rezultat 2-1.
Tani Kosova numëron 9 pikë e Rumania 12.
Qipro ka tri pikë, ndërsa e fundit në grup, Lituania, nuk ka asnjë.
Tre golat e Kosovës u shënuan nga kapiteni Amir Rrahmani në minutën 30, Ermal Krasniqi në minutën 52 dhe Emir Sahiti në minutën 70.
Ky i fundit shënoi vetëm pak minuta pas inkuadrimit të tij në lojë.
Ndeshja është e vlefshme për UEFA Liga e Kombeve, Liga C, Grupi 2.
Herën e parë Kosova triumfoi kundër Qipros më 09.09.2024, me rezultat 4-0.
Në portën e Kosovës është rikthyer Arijanet Muriq. Në mbrojtje startuan Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova dhe Donat Rrudhani.
Lindon Emërllahu dhe Muharrem Jashari ishin në mesfushë, e në sulm nisën Edon Zhegrova, Milot Rashica, Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani.
Gjatë lojës, Rashica u zëvendësua me Florent Muslijën, Zhegrova me Emir Sahitin, Amir Rrahmani me Fidan Alitin e Albion Rrahmani me Fisnik Asllanin.
Kosova triumfoi edhe në ndeshjen e fundit, të cilën e pati kundër Lituanisë me rezultat 2-1. Ndërkaq, pësoi humbje kundër Rumanisë me rezultat 0-3.
22:20
Kosova shënon golin e tretë kundër Qipros
Vetëm pak minuta pas inkuadrimit në lojë, Emir Sahiti ka shënuar golin e tretë të Kosovës kundër Qipros.
Në minutën e 70-të, Sahiti shënoi golin e tij të parë në fanellën e kombëtares së Kosovës.
Goli i parë u shënua nga Amir Rrahmani në minutën e 30-të, ndërsa i dyti nga Ermal Krasniqi në minutën e 51-të.
Ndeshja mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Qipros po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja është e vlefshme për UEFA Liga e Kombeve, Liga C, Grupi 2.
Kosova synon që të fitojë sërish kundër Qipros, pasi që e mposhti atë një herë më 09.09.2024, me rezultat 4-0.
Në portën e Kosovës është rikthyer Arijanet Muriq. Ndërsa, në mbrojtje vazhdojnë të jenë Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova dhe Donat Rrudhani.
Lindon Emërllahu dhe Muharrem Jashari janë në mesfushë, e në sulm nisën Edon Zhegrova, Milot Rashica, Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani.
Gjatë lojës, Rashica u zëvendësua me Florent Muslijën, e Zhegrova me Emir Sahitin.
Në kuadër të grupit, Kosova qëndron në vendin e dytë.
Para saj është Rumania me 9 pikë. Ndërsa, Qipro është në vendin e tretë me 3 pikë dhe Lituania e fundit me 0 pikë.
Kosova triumfoi edhe në ndeshjen e fundit, të cilën e pati kundër Lituanisë me rezultat 2-1. Ndërkaq, pësoi humbje kundër Rumanisë me rezultat 0-3.
22:02
Kosova dyfishon rezultatin ndaj Qipros
Kosova ka dyfishuar rezultatin e saj kundër Qipros në minutën e 51-të me golin e Ermal Krasniqit.
Goli i parë u shënua nga kapiteni Amir Rrahmani në minutën e 30-të.
Ndeshja mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Qipros po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja është e vlefshme për UEFA Liga e Kombeve, Liga C, Grupi 2.
Kosova synon që të fitojë sërish kundër Qipros, pasi që e mposhti atë një herë më 09.09.2024, me rezultat 4-0.
Në portën e Kosovës është rikthyer Arijanet Muriq. Ndërsa, në mbrojtje vazhdojnë të jenë Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova dhe Donat Rrudhani.
Lindon Emërllahu dhe Muharrem Jashari janë në mesfushë, e në sulm janë renditur Edon Zhegrova, Milot Rashica, Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani.
Në kuadër të grupit, Kosova qëndron në vendin e dytë.
Para saj është Rumania me 9 pikë. Ndërsa, Qipro është në vendin e tretë me 3 pikë dhe Lituania e fundit me 0 pikë.
Kosova triumfoi edhe në ndeshjen e fundit, të cilën e pati kundër Lituanisë me rezultat 2-1. Ndërkaq, pësoi humbje kundër Rumanisë me rezultat 0-3.
21:37
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Qipro
Pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Qipro ka përfunduar me epërsinë e Kosovës 1-0.
Goli u shënua nga kapiteni Amir Rrahmani në minutën e 30-të.
Ndeshja mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Qipros po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja është e vlefshme për UEFA Liga e Kombeve, Liga C, Grupi 2.
Kosova synon që të fitojë sërish kundër Qipros, pasi që e mposhti atë një herë më 09.09.2024, me rezultat 4-0.
Në portën e Kosovës është rikthyer Arijanet Muriq. Ndërsa, në mbrojtje vazhdojnë të jenë Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova dhe Donat Rrudhani.
Lindon Emërllahu dhe Muharrem Jashari janë në mesfushë, e në sulm janë renditur Edon Zhegrova, Milot Rashica, Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani.
Në kuadër të grupit, Kosova qëndron në vendin e dytë.
Para saj është Rumania me 9 pikë. Ndërsa, Qipro është në vendin e tretë me 3 pikë dhe Lituania e fundit me 0 pikë.
Kosova triumfoi edhe në ndeshjen e fundit, të cilën e pati kundër Lituanisë me rezultat 2-1. Ndërkaq, pësoi humbje kundër Rumanisë me rezultat 0-3.
21:26
Kosova kalon në epërsi ndaj Qipros
Kosova ka kaluar në epërsi kundër Qipros me golin e Amir Rrahmanit në minutën e 30-të.
Ndeshja mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Qipros po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja është e vlefshme për UEFA Liga e Kombeve, Liga C, Grupi 2.
Kosova synon që të fitojë sërish kundër Qipros, pasi që e mposhti atë një herë më 09.09.2024, me rezultat 4-0.
Në portën e Kosovës është rikthyer Arijanet Muriq. Ndërsa, në mbrojtje vazhdojnë të jenë Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova dhe Donat Rrudhani.
Lindon Emërllahu dhe Muharrem Jashari janë në mesfushë, e në sulm janë renditur Edon Zhegrova, Milot Rashica, Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani.
Në kuadër të grupit, Kosova qëndron në vendin e dytë.
Para saj është Rumania me 9 pikë. Ndërsa, Qipro është në vendin e tretë me 3 pikë dhe Lituania e fundit me 0 pikë.
Kosova triumfoi edhe në ndeshjen e fundit, të cilën e pati kundër Lituanisë me rezultat 2-1. Ndërkaq, pësoi humbje kundër Rumanisë me rezultat 0-3.
20:48
Nis ndeshja Kosovë – Qipro
Ka nisur përballja e kombëtares së Kosovës dhe asaj të Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja është e vlefshme për UEFA Liga e Kombeve, Liga C, Grupi 2.
Kosova synon që të fitojë sërish kundër Qipros, pasi që e mposhti atë një herë më 09.09.2024, me rezultat 4-0.
Në portën e Kosovës është rikthyer Arijanet Muriq. Ndërsa, në mbrojtje vazhdojnë të jenë Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova dhe Donat Rrudhani.
Lindon Emërllahu dhe Muharrem Jashari do jenë në mesfushë, e në sulm janë renditur Edon Zhegrova, Milot Rashica, Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani.