Kuvendi i Kosovës

Nis mbledhja e kryesisë së Kuvendit

Ka filluar mbledhja e parë e kryesisë së Kuvendit të Kosovës e Legjislaturës së VII.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, është mbledhur me nënkryetarët e tjerë.

Në rendin e ditës janë tri pika – shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP, shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Mediat janë lejuar vetëm të marrin pamje para takimit.

Konjufca mori postin e te parit te Kuvendit më 26 dhjetor. Për të votuan edhe deputetet e LDK-së, ndonëse nuk kishte një marrëveshje paraprake.

Kuvendi i Kosovës