
Ilustrim, Foto: Kallxo.com
Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
18.12.2019 - 14:50
Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.
Në këtë mbledhje është njoftuar se do të bisedohet lidhur me ecurinë e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm paszgjedhor.
Pjesëmarrës në këtë mbledhje janë parë figurat më të larta të partisë, si kryetari Isa Mustafa e nënkryetarët, Vjosa Osmani, Agim Veliu e Lutfi Haziri.
Pas mbledhjes, gazetarëve pritet t’u drejtohet kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Më shumë se 2 muaj pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, VV dhe LDK nuk po arrijnë t’i përmbyllin negociatat për koalicionin qeverisës.