
Katar 2022/ Foto: FIFA, Facebook
Nis Kampionati Botëror i Futbollit në Katar
20.11.2022 - 19:36
Ka filluar zyrtarisht Kampionati Botëror i Futbollit “Katar 2022”.
Kampionati do të zgjasë deri më 18 dhjetor 2022.
Nikoqiri i këtij turneu, Katari ka pësuar disfatë prej 2-0 nga Ekuadori.
Në minutën e tretë të takimit, mysafirët shënuan ndaj vendasve, por goli i Enner Valencias u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Mirëpo, në minutën e 16-të, Valencia e kaloi ekipin e tij në epërsi duke realizuar një gol nga penalltia, i pari për këtë botëror. Rezultati përfundimtar
Në minutën e 31-të, Valencia ia doli të shënonte golin e dytë përderisa Preciado ishte asistuesi.
Me këtë fitore, Ekuadori është lider i Grupit A me tri pikë, ndërsa Holanda e Senegali që luajnë mes veti, takohen nesër.