Foto: VOA

Nis 'Java e Familjes' në Shkodër - VIDEO

Me moton “Familja asht dashni” po zhvillohet në Shkodër “Java e Familjes”.

Kjo ngjarje po mbahet me pjesëmarrjen e një numri shoqatash joqeveritare, që veprojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të familjes dhe fëmijëve.

“Java e Familjes” synon rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit të komuniteteve lokale mbi vlerat e familjes, nevojën e fuqizimit të saj si bërthamë e shoqërisë dhe mbështetjen për fëmijët dhe familjet në nevojë./VOA