Pamje nga hapja Panairit të Librit Akademik dhe Shkencor. Foto: KALLXO.com.

Nis edicioni 2-të i Panairit Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor - Foto

Ka nisur sot në Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Kosovës në Prishtinë edicioni i 2-të i Panairit Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor.

Organizatorët thanë në hapje të këtij edicioni se ky panair është një mundësi e mirë për të krijuar një marrëdhënie të re në mes librit shkencor dhe lexuesve.

Ndërsa, Sabri Hamitit iu dha çmimi “Jakov Xoxa” që ndahet nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Tiranë, për veprën “Stilografia”.

Në këtë panair po prezantohen botime të fushave të ndryshme shkencore të institucione arsimore e shkencore nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.

Ky panair organizohet nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK), Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH) dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL) në Tiranë.

 Panairi do të zgjasë deri më 26 prill (2023) dhe mbahet në e mjediset e ASHAK-ut.

Edicioni i ardhshëm i Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor mbahet vitin që vjen në Tiranë.