Nipi i Mbretëreshës konfirmon divorcin

Nipi i Mbretëreshës së Anglisë, Peter Phillips, dhe gruaja e tij Autumn kanë konfirmuar se janë ndarë, raporton BBC.

Një deklaratë e lëshuar në emër të tyre thotë se vendimi për divorc ishte mënyra më e mirë e veprimit për dy fëmijët e tyre dhe miqësinë e vazhdueshme.

Në deklaratë thuhet se që ata do të ndajnë kujdestarinë e fëmijëve të tyre Savannah, 9 vjeçare dhe Isla shtatë vjeçare.

Të dy familjet e tyre ishin të trishtuara por plotësisht mbështetëse të vendimit për prindërim të përbashkët”, theksohet në deklaratë.