Nipi i Adem Grabovcit në listën e Kadri Veselit

Njëri prej protagonistëve të rastit ‘Pronto’, i akuzuari Adem Grabovci, vazhdon fushatën në mbështetje të PDK-së nëpër fshatrat e rajonit të Dukagjinit.

Në anën tjetër, lideri i PDK-së Kadri Veseli, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit garon për pozitën e kryeministrit, vazhdon premtimet e tij se do i mbaj larg të akuzuarit për korrupsion dhe nepotizëm.

Grabovci në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ai së bashku me nipin e tij Valon Grabovci, i cili është edhe kandidat për deputet nga PDK, kanë takuar banorët e fshatit Turjakë të Komunës së Pejës.