Nipat lajmërojnë axhën në Polici, thonë se i kanosi me armë për pronë

Katër persona nga Prizreni kanë raportuar në Policinë e Kosovës axhën e tyre, duke thënë se i njëjti i ka kanosur ata me armë zjarri.

Ngjarja, sipas viktimave, dyshohet se erdhi deri tek kanosja pas një mosmarrëveshje që kanë me të dyshuarin rreth një kontesti pronësor.

Policia ka thënë se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 46 fishekë dhe një pushkë ajrore.

Për këto armë, PK ka thënë në raportin e saj se dyshuari kishte leje.

Tutje është thënë se në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.