Nimani: Në shkolla në Kosovë në kohë fushatash zgjedhore bëhen investime të panevojshme

Zenun Nimani, mësimdhënës i informatikës në Gjakovë, në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se në shkolla në Kosovë në kohën e fushatave zgjedhore bëhen investime të panevojshme.

“Bëhen investime nganjëherë edhe pa planifikim të mirë, unë 100 herë kam kërkuar, kam punuar në shkollën në Bec, edhe në Guskë, Bardhaniq. Janë bërë në fushata zgjedhore dyshemetë, pa pasur nevojë hiç, ka qenë shumë mirë në dy shkolla, bile minimum edhe për 5 vite pa pasur nevojë të ndërrohen” – është shprehur Nimani duke thënë se pas zgjedhjeve nëpër shkolla nuk ka pasur investime.

“Pas zgjedhjeve nuk ka investime, të shohim çka po bëhet” – tha ai.

Nimani po ashtu në emision ka thënë se pagën e mësimdhënësit e shpenzon shumicën për rrugën që bën nga fshati në qytet.

“Unë para nxënësve them rroga m’i hek vetëm shpenzimet që vi deri këtu, shpërblimi i punës është rezultati dhe suksesi i juaj. Udhëtimi minimum, 2 – 2.50 euro është vetëm në ditë, shujtë nuk marrim, nuk ka as shujta, po i nxjerrim me gjykatë paret” – theksoi ai.