Nicola Orlando: Italia do të punojë me qeverinë Kurti për nxitjen e dialogut me Beogradin

Ambasadori i Italisë  në Kosovë, Nicola Orlando ka uruar kryeministrin Albin Kurti, për formimin e qeverisë së re.

Ai ka thënë se vendi i tij do të bashkëpunojë ngushtë me qeverinë Kurti për nxitjen e dialogut me Beogradin.

“Urime Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re. Italia mezi pret të bashkëpunojë ngushtë me ju dhe ministrat tuaj për forcimin e institucioneve, avancimin e integrimit Euro-Atlantik dhe nxitjen e dialogut me Beogradin”, ka shkruar ai.

Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i ri i Republikës së Kosovës. Ai është zgjedhur kryeministër në seancën e sotme të Kuvendit me 66 vota për, 10 abstenime.