Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nicholas Abbott mirëpret licencimin e kompanisë ‘Drustvo Elektrosever’

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka mirëpritur vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRrE) për licencimin e kompanisë “Drustvo Elektrosever” për operim në veri.

“Me kënaqësi të madhe kur dëgjova se bordi i ZRRE-së tani ka lëshuar licencën për Elektrosever për të operuar në 4 komunat veriore të Kosovës. Miratimi i Udhërrëfyesit të Zbatimit të Marrëveshjeve të Energjisë nga Kosova & Serbia ishte një hap i mirëpritur përpara”, ka shkruar ai në Twitter.

“Një shembull i mirë i asaj që mund të bëhet me angazhim fleksibël dhe konstruktiv. Pres me padurim vazhdimin e zbatimit të shpejtë dhe përparimin e mëtejshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka tutje Ambasadori Abbott.

Sot gjatë ditës, ZRrE licencoi kompaninë “Drustvo Elektrosever” për operim në veri.

ZRrE i jep licencë 5 vjeçare kompanisë serbe ‘Drustvo Elektrosever’ për operim në veri të vendit

www.kallxo.com