Ngushtohet gara për ta zëvendësuar kryeministrin britanik

Ish-ministri i financave i Britanisë së Madhe, vazhdoi të hënën në rrugën e tij për t’u bërë kryeministër i ardhshëm i Britanisë, pasi një tjetër kandidat u eliminua nga gara.

Rishi Sunak kryesoi votën e tretë nga deputetët për të përcaktuar se kush duhet të jetë lideri i ardhshëm i konservatorëve, me Tom Tugendhat të eliminuar pasi mori numrin më të vogël të votave.

Katër kandidatë kanë mbetur tani në garën gjithnjë e më të tensionuar për ta zëvendësuar Boris Johnsonin. Ata do të shkojnë në një raund tjetër votimi të martën.

Sunak mori 115 vota në votimin e tretë të deputetëve konservatorë të hënën, përpara ish-ministrit të mbrojtjes Penny Mordaunt me 82 dhe Sekretaren e Jashtme Liz Truss me 71 vota.

Ish-ministri i Barazive Kemi Badenoch ishte i katërti.

Tom Tugendhat, ish-ushtar dhe kritik i Johnsonit, i cili nuk ka pasur asnjëherë ndonjë rol në qeveri, u eliminua nga gara për lidership të hënën, pasi siguroi më pak vota, gjithsejt 31 sosh.

Mbështetësit e tij do të duhet ta ndajnë mbështetjen e tyre për kandidatin tjetër në raundin e ardhshëm të votimit.

358 ligjvënësit e Partisë Konservatore në pushtet do t’a reduktojnë numrin e kandidatëve vetëm në dy sosh këtë javë, duke i eliminuar çdo herë ata që marrin më pak vota.

Rezultatet e votimit të radhës pritet të bëhen të martën në orën 14:00 sipas orës lokale britanike.

Një kryeministër i ri do të shpallet më pas me 5 shtator, pasi 200,000 anëtarët e Partisë Konservatore do t’i hedhin votat e tyre me postë gjatë verës.

“Jam i tronditur nga përgjigja që kemi marrë në të gjithë vendin”, tha Tugendhat në një deklaratë. “Njerëzit janë gati për një fillim të pastër dhe partia jonë duhet ta përmbushë atë dhe ta kthejë besimin në politikë.”

Që kur Johnson premtoi të jepte dorëheqjen në fillim të këtij muaji, pasi skandaleve të shumta, gara për ta zëvendësuar atë ka marrë një kthesë të shëmtuar me disa pretendentë që e sulmojnë kandidatin Sunak.

Ai është përballur me kritika për disa gjëra, të tilla si rekordi i tij në qeveri e deri te pasuria e gruas së tij, nga ata që konkurrojnë për të kaluar në një balotazh midis dy kandidatëve përfundimtarë.

Sfiduesit e tij më të mundshëm janë sekretari i jashtëm Truss dhe Mordaunt, aktualisht ministër i ri i tregtisë.

Ata u përplasën në televizionin britanik të dielën për politikat e tyre ekonomike, me Truss-in duke bërë sulme personale ndaj asaj që ajo e quajti prejardhjen e privilegjuar të Sunak.

Gara është fokusuar në premtimet, ose jo, për t’i ulur taksat, në një kohë kur ekonomia e Britanisë është e rrethuar nga inflacioni spiral, borxhi i lartë dhe rritja e ulët e zhvillimit ekonomik.

Një debat i Sky News i planifikuar për të martën u anulua pasi Sunak dhe Truss refuzuan të merrnin pjesë, dhe mes shqetësimeve të konservatorëve se përplasje e tyre  në publik mund ta dëmtojnë partinë konservatore./Euronews