Foto: KALLXO.com

Ngritje e lehtë e Kosovës në ranglistën e FIFA-s

Institucioni më i lartë i futbollit në botë, FIFA, ka publikuar ranglistën e re të kombëtareve më të mira në botë për muajin shtator.

Në këtë listë Kombëtarja e Kosovës është ngritur për një vend, nga 119 sa ishte në 118, falë paraqitjeve të mira në ndeshjet ndaj Çekisë dhe Anglisë. Kosova tani ka 1164 pikë, nga 1149 sa kishte. Një vend më lartë se Kosova gjendet shteti afrikan Zimbabëe.

Kombëtarja e Shqipërsë ka ruajtur vendin e 64, ku është përmisuar për 4 pikë, 1372 në total.

Kombëtarja më e mirë në botë vazhdon të jetë Belgjika me 1752 pikë, e ndjekur nga Franca dhe
Brazili, kurse top 10-shen e mbyll Argjentina.

Ndërsa kombëtarja më e dobët në botë që e përmbyll listën e FIFA-s, është ‘Ishujt Cook’, me vetëm 908 pikë.