
Ngritët në detyrë ish-kandidati i LVV-së për deputet, bëhet kryesues i Bordit të AKP-së
Ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet Mentor Hyseni që para gati dy vitesh ishte emëruar në pozitën e anëtarit të Bordit të AKP-së është ngritur sot në detyrë më vendim qeveritar.
Mentor Hyseni nga sot do të jetë në krye të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Mentor Hyseni ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet e vitit 2019, por nuk kishte marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet.
Përveç emërimit të Mentor Hysenit në krye të Bordit të AKP-së, qeveria ka marrë vendim që ta emëroj edhe Gent Nushin në pozitën e anëtarit.
Deri tek kjo lëvizja ka ardhë pasi që ish-kryesuesi i Bordit të Drejtorëve, Nazmi Mikullovci ka vdekur në mars të këtij vit.
“Para tre muajve e kemi humbur ish-kryesuesin, Nazmi Mikollovcin, shpreh mirë njohjen e thellë për angazhimin, andaj sot i propozohet Kuvendit emërimi i anëtarit aktual Mentor Hyseni. Ndërkaq për anëtar të Bordit propozohet Gent Nushi” – tha kryeministri Kurti.
Mentor Hyseni në vitin 2021 është propozuar nga Qeveria e Albin Kurtit për anëtar të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Ndërsa, gjatë Qeverisë Kurti I, ai ishte emëruar përkohësisht në krye të bordit të Ujësjellësit “Prishtina”.
Ish-kandidati i LVV-së për deputet propozohet nga Qeveria Kurti për bord të AKP-së