Ilustrim

Ngritet fluturimi i parë komercial në botë me energji elektrike

Një aeroplan me energji elektrike është ngritur në Vankuver, Kanada, në atë që operuesit e quajnë si ‘fluturimi i parë në botë’ për industrinë e aviacionit.

Testi i shkurtër fluturues nga Harbour Air dhe magniX përfshinte një aeroplan me gjashtë pasagjerë të pajisur me një motor elektrik, raporton BBC.

Kompanitë thanë se ishte hapi i parë në ndërtimin e ‘flotës së parë komerciale elektrike në botë’.

Shtytja në përdorimin  e elektricitetit mund të ndihmojë në uljen e emetimeve të karbonit në sektorin e aviacionit me ndotje të lartë.

“Ky fluturim historik shënon filimin e epokës së tretë të aviacionit- epoka elektrike,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga Harbour Air dhe magniX.

Fluturimi përfshiu një DHC-2 de Havilland Beaver me gjashtë pasagjerë me një sistem shtytjeje magni500 750 kuaj fuqi.

I lansuar në Paris Air Show në fillim të këtij viti, kompania australiane magniX tha se sistemi i saj i shtytjes synon të sigurojë një “mënyrë të pastër dhe efikase për funksion të aeroplanëve”.

Operatori kanadez i hidroavionëve Harbour Air shpreson të elektrizojë të gjithë flotën e tij deri në vitin 2022, me kusht që të sigurojë miratim sigurie dhe rregullatori.

Kalimi në motorët elektrik shihet si një mënyrë për të ulur emetimet e gazrave në sektorin e aviacionit. Kjo vjen si shkak i shqetësimeve në rritje të udhëtarëve në lidhje me ndikimin e ndotjes nga fluturimet.

Në Britani, aviacioni pritet të jetë burimi më i madh i ndotjes në vitin 2050.

Një hulumtim nga banka zvicerane UBS panë se njerëzit kanë filluar të ndërprejnë udhëtimin me aeroplan nga shqetësimi i ndotjes- përderisa koncepti “fluturimi turpërues” filloi të shpërndahej.

Megjithatë , fluturimi elektrik në distanca të mëdha mbetet një sfidë e madhe për këtë sektor.

Motorët elektrik, gjeneratorët, shpërndarja dhe kontrollet e energjisë kanë avancuar me shpejtësi por jo edhe teknologjia e motorëve.

Një fluturim si ai i Vankuverit mund të fluturojë vetëm 160 km, me bateri të energjisë së litiumit, sipas AFP.

“Fluturimi tani nuk është aty ku duam të jetë, por është e mjaftueshme për të filluar revolucionin,” tha shefi ekzekutiv i magniX Roei Ganzarski.

Përgatiti- Ardita Zeqiri