Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit që tentoi të transportonte drogë nga Shqipëria

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.O., për shkak se pretendohet se  ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri K.O., me datë 22.05.2024 rreth orës 20:35, në vendkalimin kufitar të pikës kufitare në Vërmicë, duke hyrë në Kosovë nga Republika e Shqipërisë, pa autorizim ka poseduar narkotikë të llojit “marihuanë”.

Të dyshuarit në fjalë i është gjetur një qese najloni me lëndë narkotike-marihuanë.

“Gjatë kontrollit të tij nga ana e policisë, në veturën që ishte duke e vozitur i pandehuri, e pikërisht në brendësi të motorit të veturës, policia ka gjetur dhe sekuestruar një (1) qese najloni të tejdukshme me substancë narkotike të llojit “marihuanë” në peshë 86.89 gram” – përshkruhet nga aktakuza.

Lëndë narkotike iu gjetën edhe në trup të tij.

“Iështë gjetur një qese najloni e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” në peshë 0.90 gram.”

Me ç’rast për transportin e së  cilës substancë narkotike nuk ka pasur autorizim përkatës.

Me këtë rast, Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.