Ngritet aktakuzë ndaj pesë personave për fajde e mashtrim

Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për veprat penale “Fajde”, “Mashtrim” dhe “Detyrim”.

Aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve: I.O., I.B., S.N., M.M. dhe A.TH.

Sipas aktakuzës, të pandehurit S.N., I.O dhe I.B., nga fundi i vitit 2013 deri në shtator 2015, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete kanë kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”.

Ndërsa i pandehur M.M me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka kryer veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Mashtrimi”.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që të pandehurëve t’u konfiskohen pasuritë e luajtshme të cilat kanë rrjedhë si rezultat i veprave penale dhe kjo pronë t’i kthehet pronarit të ligjshëm, konkretisht të dëmtuarit.