
Dhurata Hoxha, Ministre e Integrimeve Europiane - FOTO-KALLXO.com
Ngritet aktakuzë ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe tre personave të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 4 personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Siç merr vesh KALLXO.com, njëra nga akuzuarat është ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.
Sipas njoftimit të prokurorisë, të pandehurit me inicialet F.M., Dh.H., dhe G.D., në cilësi të personave zyrtarë dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ndërsa i pandehuri i katërt me inicialet E.T., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale edhe në vitin 2021, pas hulumtimit të publikuar nga KALLXO.com, në lidhje me kontratën e lobimit, të nënshkruar në vitin 2019 me kompaninë nga Parisi, e cila në fund kishte promovuar idenë se “modifikimi i territorit” mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë – Serbi.
Pas hulumtimit nga KALLXO.com, ngritet aktakuzë kundër Dhurata Hoxhës për kontratat lobuese