Ngritet aktakuzë ndaj ish kryetarit të Leposaviqit dhe 14 personave tjerë

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 15 persona nën dyshimin për krim të organizuar dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas njoftimit, në mesin e tyre është edhe ish-kryetari i Komunës së Leposaviqit, si dhe nëntë zyrtarë të tjerë të komunës së njëjtë.

Ndërsa, pesë të pandehurit të tjerë janë pronarë të bizneseve private të angazhuar në projektet e komunës.

Të akuzuarit janë personat me inicialet D.J., H.B., A.A., Xh.F., H.H., M.H., A.K., Ç.T., M.R., M.I., B.B., N.M., I.K., J.B. dhe B.M.