Foto: Ilustrim

Ngritet aktakuzë ndaj dy personave për prostitucion

Është ngritur aktakuzë ndaj dy personave, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion në bashkëkryerje”.

“Sipas aktakuzës, gjatë muajit korrik të vitit 2020, në Komunën e Gjakovës, të pandehurit D.M., dhe N.B., në bashkëveprim organizojnë dhe mbajnë personin tjetër me qëllim të mundësimit të prostitucionit, të dëmtuarën L.B., ku e njëjta kohë më parë ishte në lidhje dashurie me të pandehurin D.M”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se dy të pandehurit, D.M dhe N.B, kanë siguruar klientë, të cilët i kanë paguar të njëjtit me të holla, në këmbim të marrëdhënies seksuale me të dëmtuarën, në një nga hotelet në Gjakovë.