Ilustrim

Ngritet aktakuzë ndaj 20 personave, dyshohen për import të armëve e armëmbajtje pa leje

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 20 personave, njëmbëdhjetë nga të cilët akuzohen për import të armëve si grup kriminal ndërsa nëntë të tjerët për armëmbajtje pa leje.

A.F., A.S., P.F., A.F., P.F., G.F., M.Sh., I.R., R.M., N.M., dhe P.M., po akuzohen nga Prokuroria Speciale se kanë vepruar si grup kriminal i bashkuar dhe i strukturuar me qëllim të importit të kundërligjshëm të armëve.

Prokuroria pretendon se këta 11 të akuzuar kanë importuar armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm dhe secili nga ta ka pasur rolin e tij për të kontribuar në zhvillimin e këtij aktiviteti kriminal.

Përpos tyre lidhur me këtë rast Prokuroria Speciale akuzon edhe 9 persona të tjerë.

B.A., F.U., S.N., A.H., K.P., E.B., K.D., B.J. dhe S.K., akuzohen se secili nga ta në shtëpitë e tyre kanë mbajtur pa laje armë me ç’rast të njëjtat gjatë kontrollit janë konfiskuar nga Policia e Kosovës.

Ky rast është hetuar nga Prokuroria e Ferizajt në bashkëpunim me Drejtorinë e krimit të organizuar të Policisë së Kosovës.

Rasti është bartur në Prokurorinë Speciale si prokurori kompetente për ndjekjen penale të krimit të organizuar.

Aksioni i gjerë policor i këtij rasti është shfaqur në emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Gjatë aksionit janë bastisur disa lokacione dhe janë sekuestruar dy vetura, 10 mijë euro para të gatshme dhe 57 armë të kalibrit dhe llojeve të ndryshme.

Bastisjen e Policisë dhe sekuestrimin e 57 armëve lidhur me këtë rast mund ta ndiqni në ketë link.