Prokuroria Speciale, aktakuzë ndaj një personi për kontrabandë e dhënie ryshfeti

Prokuroria Speciale e Kosovës, përkatësisht Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet D.I,. pasi është vërtetuar dyshimi se i pandehuri ka kryer veprat penale “Kontrabandë me mallra” dhe veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka propozuar në aktakuzë që pas shqyrtimit të të gjitha provave, i pandehurit të shpallet fajtor.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prishtinë, 15 qershor 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Departamenti Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit me iniciale D.I.

 Aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri D.I. ka kryer veprat penale “Kontrabandë me mallra”, nga neni 317, paragrafi 1, lidhur me nenin 81 të KPRK-së dhe veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, nga neni 429, paragrafi 2, lidhur me nenin 81 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka propozuar në aktakuzë që pas administrimit të të gjitha provave në shqyrtim gjyqësor, i pandehurit të shpallet fajtor për veprat penale, që i vihet në barrë dhe të dënohet sipas ligjit.