Ngjarjet e Ditës së Premte, 23.03.2018

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin për Sundimin e Ligjit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Mbahet seance solemne për “Epopenë e Dukagjinit”. (Kuvendi Komunal i Deçanit, ora 10:00) Grupi për Ballkan mban konferencën “Avancimi dhe fuqizimi i të rinjve në politikë”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën “Çfarë presim nga faza e re e dialogut Kosovë-Serbi”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën e rregullt javore. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla S3, ora 11:00)

Bëhen homazhe pranë shtatoreve dhe memorialëve të dëshmorëve në Komunën e Deçanit. (Ora 11:00)

Shënohet Dita Botërore e Tuberkulozit. (Qendra kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Me rastin e 19 vjetorit të rënies së dëshmorit Asllan Fazliu, do të bëhen homazhe pranë varrit të tij. (Fshatin Shkabaj i Drenasit, ora 11:00)

Whistleblower i Kosovës Murat Mehmeti do t’i japë “Çmimin e fjalës së lirë” homologut të tij maqedonas, Gjorgji Lazarevski. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Bëhen homazhe pranë Kompleksit Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Ora 13:00)

Mbahet tubimin përkujtimor kushtuar koreografit dhe drejtorit të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota” në Zvicër, Agron Bajrami. (Kinema ABC-Prishtinë, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N 10, ora 14:00)