Ngjarjet e Ditës së Enjte, 22.03.2018

Me rastin e shënimit të “Epopesë së Dukagjinit”, zhvillohen disa aktivitete në Shkollën “Heronjtë e Dukagjinit”. (Shkolla në Gllogjan, ora 09:00)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi takon kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat, Fatmir Limaj dhe Enver Hoxhaj. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P.31, ora 09:00)

Instituti Gaop organizon debatin “Dhjetë vjet shtetësi e kontestuar në një fqinjësi të trazuar”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 09:00)

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me rastin e Ditës  Botërore të Ujit shpërndan e materialeve promovuese. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 09:00)

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me rastin e Ditës  Botërore të Ujit zhvillon disa aktivitete në Gjilan. (Gjilan, ora 09:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive dhe Qeverisë së Gjermanisë.  (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mbajnë konferencë për projektin “Asistenca për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Direktiva e Shërbimeve të BE-së”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 11:00)

MASHT me mbështetje të UNICEF-it do të prezantojë Kornizën me Tregues Arsimorë. (MASHT, ora 13:00)

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini mban ligjëratë para studentëve të Kolegjit AAB. (Kolegji AAB, Kampusi në Gjakovë, ora 13:00)

Mbahet akademi për 20-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”. (Salla e Asamblesë së Komunës së Deçanit, ora 13:30)

Bëhet inaugurimi i projektit të renovimit dhe furnizimit me inventarë në objektin  RTK- Radio Kosovës të mbështetur nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA. (Ndërtesa e RTK Radios, ora 14:00)

Përfaqësuesja e Kosovës U21 dhe ajo e Azerbajxhanit ndeshen në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”. (Ora 19:00)

Hapet ekspozita “Një jetë bardh e zi” e autorit Avni Pantina. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)