Ilustrim - Policia në aksion

Ngjarje e rëndë në Klinë: Burri qëllon gruan me pistoletë

Një grua në fshatin Perqevë të Klinës është plagosur mbrëmë nga burri i saj.

I gjithë rasti sipas policisë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:20, pas një mosmarrëveshje që burri kishte me gruan e tij.

Policia ka sqaruar se pas mosmarrëveshjes, i dyshuari me pistoletë kishte plagosur gruan e tij.

Pas plagosjes, policia ka bërë të ditur se i dyshuari kishte marrë gruan e tij për të transportuar me veturë në QKMF por gjatë rrugës të njëjtit janë aksidentuar.

Policia në raportuar ka shkruar se i dyshuari ishte vet aksidentuar, ndërsa nuk ka dhënë detaje se si ka ndodhur vet aksidenti.

Si pasojë, burri dhe gruaja janë lënduar dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me ndihmën e shpejtë, gruaja e të dyshuarit është dërguar në Spitalin e Pejës.

Për këtë rast, është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.